Pavarësisht interesit të raportuar nga ana e Ëalter Mazzarrit për David Trezeguet, ai nuk do të lëvizë në Napoli. Në vend të kësaj ai mund të bëj një lëvizje në një tjetër klub në Itali, apo edhe në Angli, kjo mund të ndodhë.
Antonio Caliendo, agjent i francezit David Trezeguet, deklaroi se çdo marrëveshje e mundshme ndërmjet klientit të tij dhe Napolit duket shumë e pamundur.
Trezeguet kaloi vitin e kaluar në Hercules në Spanjë, por u largua nga klubi më herët gjatë kësaj vere, pas rënies së saj nga La Liga. Ai trajnimin e tij është duke e kryer në Francë, me Monacon.
Duke folur për PianetAzzurro, Caliendo konfirmoi: “Me aq sa unë mund të them, marrëveshja midis Trezeguet dhe Napoli është e mbyllur, një martesë mund të bëhet vetëm nëse dy palët janë të entuziazmuara.”
“Nga ana jonë, ne kemi thënë çdo gjë, madje edhe duke diskutuar se Trezeguet mund të luajë një rol edhe nga stoli. Megjithatë, ne nuk jemi kontaktuar nga Napoli, në mënyrë që marrëveshja të mund të jetë e gjatë.”
Megjithatë, agjenti francez pohoi se ka ende interes për sulmuesin nga klubet e tjera, duke deklaruar se “dy apo tre klube në Angli dhe Itali” janë kurreshtare për shërbimet e tij. Atalanta thuhet se është në ndjekje të veteranit.
Ish-sulmuesi i Juventusit shënoi 12 gola në 31 ndeshje për Herculesin, në sezonin e fundit. (LajmeShqip.com)
Friday, 12 August 2011 18:45