Bolonja është kthyer në “macen e zezë” të Napolit, pasi ka mundur dy herë brenda pak ditësh skuadrën që pretendon për trofe në këtë sezon në Itali.
Fituesit në fuqi të Kupës së Italisë kanë dalë nga aktiviteti pasi u mundën me rezultatin 2-1 nga Bolonja, e cila i kishte mundur në fundjavë me rezultatin 3-2 duke i larguar më tepër nga kreu i renditjes së kampionatit italian. Ashtu si në fundjavë, protagonist ishte përsëri Panajot Kone, i cili shënoi sërish në shtesë golin e fitores për ekipin e tij.
Në takimet e tjera, Lacio ka mundur me penallti skuadrën e Sienës, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën me rezultatin e barabartë 1-1, ku duhet theksuar se Erjon Bogdani ishte titullar për ekipin e Sienës, ndërsa Lorik Cana shënoi autogol. Ndërkohë, një gol i Borja Valerio i mjaftoi Fiorentinës për të mundur Udinezen dhe për të kaluar në turin tjetër të aktivitetit. (LajmeShqip.com)
Çiftet në çerekfinalet e Kupës së Italisë:
Inter-Bolonja
Juventus-Milan
Roma-Fiorentina
Lacio-Katania
Thursday, 20 December 2012 11:37