Ashley Young ka ardhur nga Aston Villa në këtë verë, ndërsa Antonio Valencia ka nënshkruar një kontratë të re.
Nani tha: “Valencia dhe nënshkrimet e reja janë lojtarë të shkëlqyer, por ata nuk janë ndonjë problem për mua.”
“Sezoni është shumë i gjatë dhe United ka shumë lojtarë. Sa më shumë lojtarë kualitativ që kemi, atëherë cilësia në skuadër është më e madhe dhe kjo është gjë e mirë për ne.”
Pra, objektivi im këtë sezon është për të fituar tituj dhe veçanërisht Ligën e Kampionëve, gjë që nuk do të jetë e lehtë, por unë besoj se në këtë vit dëshira është më e madhe se kurrë, pasi që vitin tjetër humbëm nga Barcelona.
“Askush nuk dyshon se Barcelona është kampione e sezonit të kaluar, por ajo mund të dështojë në çdo kohë dhe, nëse ata e bëjnë, ajo mund të jetë e ndryshme dhe ne mund t’i mundim ata. Për ta bërë këtë, ne duhet të luajmë në nivele të larta dhe t’i shmangim gabimet”.
Saturday, 06 August 2011 15:30