Mesfushori i Mançester Junajtid, Nani, po merr në konsideratë idenë e largimit nga ky klub, ndonëse i është premtuar një rritje e ndjeshme e rrogës së tij. Futbollisti 25 vjeçar ka kaluar 5 vite në radhët e klubit anglez ku u transferua nga Sporting Lisbona në vitin 2007, por tani po mendon për hapin tjetër të karrierës së tij.
“Jam shumë i lumtur por nuk di çfarë të them për të ardhme time. Tani do të marr në konsideratë të gjitha mundësitë. Futbolli nuk është vetëm në Spanjë dhe Angli, është e mundur të kesh sukses edhe në vende të tjera”, deklaroi ai për televizionin RTP.
“Menaxheri im po pret lajme nga Mançester Junajtid. Ne kemi vendosur kushtet tona dhe presim ofertën e re nga klubi”, vijoi ai. Futbollisti ka kontratë edhe për një vit e gjysmë me Mançester Junajtid , ku përfiton 90 mijë paund në javë, shifër që do të rritet në 130 mijë paund në javë nëse pranon rinovimin e kontratës.
“Unë kam kaluar 5 vite në këtë skuadër dhe kam arritur të fitoj gjithçka me të. Por tani mendoj për këtë Evropian dhe dua që ai të jetë Evropiani im. Mendoj se mund ta fitojmë. Kjo skuadër do të jetë më e mirë nëse unë arrij të paraqitem në maksimumin tim, pasi bashkë me Kristiano Ronaldon, jemi dyshja e mesfushorëve të krahut më të mirë në botë”. (LajmeShqip.com)
Saturday, 02 June 2012 10:50