Nani është i bindur që ish shoku i skuadrës tek Manchester United, Cristiano Ronaldo do të jetë i pranishem ne Wembley dhe do të brohorasë kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.
Real Madrid dhe Ronaldo u eliminuan nga Barcelona në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Nani tha: “Ne nuk kemi folur ende, sepse unë jam i sigurt se Cristianon e mundon ende eleminimi dhe unë nuk do të kem shans për të luajtur kundër tij në Wembley tani.”
“Por unë nuk jam i pikëlluar për këtë, sepse unë jam i lumtur, unë jam në finale dhe të gjithë do të jenë në finale. Nuk ka rëndësi se kush janë kundërshtarët.”
“Por ai është miku im, kështu që do të ishte ë kënaqësi nëse ai do ishte aty dhe unë jam në gjendje për të luajtur edhe kundër tij dhe ta mposhti edhe atë.”
“Unë jam i sigurt se ai do të na shikojë. Ndoshta ai do të vijë për të na mbështetur, ata që e duan futbollin do të duan të shohin Man Utd vs Barça.”
Tuesday, 10 May 2011 14:48