Mesfushori i Portugalisë dhe Mançester Junajtid, Nani, shpreson që Portugalia dhe Anglia të arrijnë deri në finalen e Euro 2012, në mënyrë që ai të ketë mundësinë të luajë kundër shokëve të tij të ekipit si Runi, Jang e Xhouns.
“Ndoshta do të mund të luajmë me Anglinë në finale. Nuk i dihet asnjëherë se çfarë do të ndodhë në futboll. Por fillimisht duhet të fitojmë ndeshjen e radhës në gjysmëfinale para se të mendojmë për një finale të mundshme”.
“Nuk kemi preferenca për cilin ekip do të kemi përpara, jemi thjesht të gëzuar për paraqitjen që bëmë kundër Çekisë. Shënuam vetëm një gol, por kontributi i lojtarëve në lojën e përfaqësueses tonë po përmirësohet ndjeshëm”, tha futbollisti portugez.
Portugalia mëson sonte emrin e kundërshtarit të saj në gjysmëfinale, që do të dalë nga fituesi i sfidës mes Spanjës dhe Francës. (LajmeShqip.com)
Çerekfinalet
R. Çeke-Portugali 0-1
79’ Kristiano Ronaldo
Gjermani-Greqi 4-2
39’ Lahm, 61’ Kedira, 68’ Klose, 74’ Reus / 55’ Samaras, 89’ (p) Salpingidis
23.06.2012
Spanjë-Francë 20:45
Gjyqtar: Nikola Ricoli (Itali)
Donetsk
24.06.2012
Angli-Itali 20:45
Gjyqtar: Pedro Proença (Portugali)
Kiev
Saturday, 23 June 2012 08:02