Mesfushori i Romës, Ragja Nainggolan ka treguar se si skuadra e tij arriti ta ndal Barcelonën në Olimpico.
Radja Nainggolan ka lavdëruar Romën pas barazimit 1:1 me Barcelonën në Olimpico në kuadër të Grupit E në Ligën e Kampionëve.
“Si ndalet Barcelona? Duke luajtur mirë dhe vështirë, por kemi qenë shumë kompakt si ekip, duke u mbrojtur dhe sulmuar sa herë ishte nevoja”, deklaroi Nainggolan për “Roma Tv”.
“Ky barazim ëshyë një fillim i mbarë, kemi punuar shumë dhe në fund ishim të lodhur. Kundër nesh ishte një skuadër që vitin e shkuar i fitoi të gjitha, andaj është një pikë krenarie për ne”, u shpreh ai.
Thursday, 17 September 2015 12:34