Mësa ka bërë të ditur Gazzetta dello Sport, në ditën e djeshme duket se nuk ka pasur asnjë takim midis Cesenes dhe Interit për çështjen Yuto Nagatomo. Për blerjen e Nagatomos, shoqëria zi-kaltër duhet ti paguaje Cesenas një vlere që shkon deri në 7 milionë euro. Ndërkohe që duket se është vendosur të blihet vetëm gjysma e kartonit te tij. Ndërkohe që nga drejtuesit e Cesenas në këmbim të tij kërkohen lojtare si Luca Caldirola dhe Joel Obi. Gjithçka pritet të vendoset në ditët në vazhdim për të ardhmen e Yuto Nagatomo.
Ndërsa sipas sulmuesit brazilian të Milanit, Robinho, sulmuesin shumë të kërkuar të Santosit, Neymar, së shpejti mund të shihni në fanellën e Barcelonës.
Robinho, një ish-lojtar i Santos, u pyet në lidhje me të ardhmen e Neymar dhe shokut të tij Paulo Henrique Ganso.
“E imagjinoj Neymarin duke luajtur për Barcelonën, me Lionel Messi dhe David Villan. Ndërsa Ganso nuk di ku do të luaj. Ai personalisht kërkon të luaj në Evropë, në Premier League ose Serie A. Por gjithçka mbetet e hapur” përfundoi Robinho.
Ndërsa presidenti i Chelseas, Roman Abramovich, e ka shndërruar yllin e Real Madridit, Kaka, në cakun kryesor të afatit kalimtar veror
Sport shkruan se Reali e ka nxjerrë në shitje Kaka dhe Abramovich tashmë ka kontaktuar klubin madrilen për të pyetur për çmimin e ish-Lojtarit më të Mirë në Botë.
Abramovich është i bindur se do të mund t’i sigurojë shërbimet e Kaka për më pak se gjysmën e çmimin prej 60 milionë euro që Reali i pagoi Milanit dy vite më parë.
Thursday, 02 June 2011 17:09