Milan Jovanoviq, lojtar i klubit futbollistik Anderlecht ka shpalosur nacionalizmin e tij dhe antishqiptarizmin edhe në fushën e futbollit, në kampionatin belg.
I nxitur nga disa tifozë, me parulla nacionaliste antishqiptare, ai, në momentin e shënimit të golit, ka ofenduar me simulimin e gjuajtjes me armë tifozët e Brugges.Serbi Jovanoviq, derisa brohoritej nga tifozët me duartrokitje “Kosova, Kosova”, u shpërqëndrua aq shumë, sa që humbi edhe penalltinë dhe raste të tjera të mira.
Pas pak ai e shënoi golin kundër Bruges për Anderlechtin dhe festoi me një gëzim të jashtëzakonshëm. Por, gjatë festimit të tij ai imagjinoi armën të cilen e drejtoi kah tifozët, duke simuluar gjuajtjen me këtë armë, d.m.th. duke i “vrarë” ata.
Autoritetet belge janë tronditur nga ky gjest dhe kanë thënë se nuk do të heshtin përballë këtyre marrëzive. Belgjika është tronditur nga ky gjest dhe Jovanoviq mund të dënohet me 5 vjet ndalim për të luajtur. 30-vjeçari faktikisht do ta përfundonte karrierën e tij. (LajmeShqip.com)
Friday, 23 September 2011 09:03