Tomas Myler, sulmuesi i Bajernit të Mynihut, ka deklaruar se dëshiron të fitojë tre tituj këtë sezon. Bavarezët kryesojnë Bundesligën, janë kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë dhe janë mes 16 ekipeve më të mira në Ligën e Kampioneve.
“Ne duam të fitojmë tre tituj, por është gjithmonë e vështirë. Si fillim duhet të mendojmë si t’i fitojmë me radhë. Por të jeni të sigurt që synojmë t’i fitojmë të tre”, deklaroi Myler.
“Jemi të ndërgjegjshëm që do të ndeshemi në Ligën e Kampioneve me skuadra që kanë lojtarë të mëdhenj në përbërje. Ndërkohë, do të jetë shumë e bukur të fitojmë titullin që na mungon kohë e fundit. Zakonisht skuadrat zgjedhin një objektiv, por ne nuk e kufizojmë veten”, u shpreh futbollisti gjerman. (LajmeShqip.com)
Saturday, 07 January 2012 11:09