Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, është gëzuar tej mase pas kualifikimit të Valencias në Ligën e Kampionëve.
Los Che pësuan humbje prej 2-1 nga Monaco në ndeshjen kthyese kualifikuese, mirëpo vazhduan në fazën grupore të garës më të madhe evropiane falë triumfit prej 3-1 në ndeshjen e parë në Mestalla.
Ky është një lajm i mirë edhe për shqiptarët, pas dështimit të Skënderbeut dhe Baselit (ku luajnë disa lojtarë shqiptarë).
“Ligë e Kampionëve, po vjen ‘La Banda’”, ka shkruar Mustafi në postimin e tij në Instagram.
Ndryshe, Spanja është vendi i parë që do të përfaqësohet me pesë klube në Ligën e Kampionëve.
Krahas Valencias, Sevilla siguroi pjesëmarrjen falë triumfit në Ligën e Evropës, derisa Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi janë kualifikuar direkt nga renditja e tyre tabelore në La Liga në edicionin e kaluar.
Wednesday, 26 August 2015 08:11 
