Serxho Goikoeçea, ish-portieri i Argjentinës në Botërorin ’90, ka realizuar një intervistë me Zhoze Murinjon për emisionin e tij “Marca en Zona” që transmetohet në “Radio 9” në Argjentinë. Mes të tjerave, trajneri portugez ka deklaruar se i vjen shumë keq që ka humbur titullin kampion në Spanjë në këtë sezon, për shkak të atij starti të dobët që i bënë kampionatit.
“Tani jemi në një moment mjaft të mirë. Luajmë në finalen e Kupës së Mbretit dhe nuk jemi shumë larg gjysmëfinaleve të Ligës së Kampioneve. Kemi humbur kampionatin ndaj Barcelonës në fillimin e sezonit. Por kampionati spanjoll është ai ku gjenden aktualisht dy lojtarët më të mirë në botë”, deklaroi Murinjo duke iu referuar Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.
Trajneri argjentinas ka bërë të qartë se objektivat e sezonit janë si fitorja e Kupës së Mbretit, ashtu edhe Liga e Kampioneve, ndërsa nuk ka dashur të tregojë nëse këto janë “dhurata e lamtumirës” për Real Madrid. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 April 2013 11:37