Zhoze Murinjo është detyruar sot të dalë në konferencë për shtyp për të sqaruar deklaratën e presidenti të klubit të Kanilas, ku stërvitjet djali i tij. Manuel Alvarez deklaroi se Murinjo i kishte thënë që vitin e ardhshëm nuk do të ishte më në Spanjë, por trajneri portugez e ka përgënjeshtruar një gjë të tillë, duke dhënë versionin e tij.
“Kanilas është gati si shtëpia ime e dytë, ashtu siç është edhe për djalin tim. Por ai është një klub që ka një problem të vogël: ka një president që i pëlqen shumë shtypi dhe të tërheqë vëmendjen. Ai është një person fantastik, por ka këtë problem të vogël”.
“Mund të konfirmoj se kur më pyetën nëse do të kthehesha vitin e ardhshëm, i thashë që nuk besoja se do të ndodhte. Por i thashë që nuk besoja se do të kthehesha për të bërë leksion para trajnerëve të tyre. Mendoj se ka ardhur koha t’i jepet fund këtyre bisedave. Nëse nuk do të ishim në garë për asgjë, do ta kuptoja që shtypi merret me çështje që nuk kanë lidhje me futbollin. Por ne luajmë një finale kupe ndaj Atletikos, jemi në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, ndaj mendoj se mjaftojnë këto gjëra që të dhurojnë emocione”, deklaroi Murinjo i cili sqaroi se të ardhmen do ta vendoste vetëm në fund të sezonit.
“E kam thënë edhe më parë se marrëdhënia ime me drejtuesit është shumë e mirë dhe kjo do të na mundësojë që në fund të sezonit të ulemi të diskutojmë dhe të vendosim atë që është më e mira për të gjithë. Tani për tani, objektivat janë të fitojmë finalen e Kupës dhe të shkojmë në finalen e Ligës së Kampioneve”, deklaroi portugezi. (LajmeShqip.com)
Friday, 19 April 2013 19:22