Zhoze Murinjo ka konfirmuar se gjatë këtyre ditëve do të marrë drejtimin e Çelsit, duke theksuar se tashmë po ikjen drejt një klubi ku e duan, ku nuk do të trajtohej me aq skepticizëm sa te Real Madrid.
“Të hënën jam në Londër dhe brenda fundit të javës do të marr drejtimin e Çelsit”, tha ai për emisionin sportiv “Punto Pelota” në Spanjë. “Ndjej se njerëzit atje më duan dhe në jetën tënde duhet të kërkosh për një gjë të tillë. Jeta është e bukur dhe e shkurtër, ndaj duhet të kërkosh gjithmonë atë që është më e mirë për ty”, ishte komenti i shkurtër i Murinjos që është pikasur në Londër që gjatë ditës së djeshme.
Portugezi ka evituar polemika të tjera në adresë të klubit apo mediave spanjolle, por tashmë duket qartë se vendimi për t’u largua nuk fshihet pas kërkesave ekonomike, por pas faktit se ai nuk gëzonte më besimin e lojtarëve dhe tifozëve të tij. Për më tepër, ai pretendon se është sulmuar kot nga mediat spanjolle dhe kjo është arsyeja pse shkon në një vend ku ka një opinion shumë më të mirë për të. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 June 2013 11:32