Mediat në Spanjë janë të bindura se trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo është duke i vendosur themelet për një rikthim në Angli, pas ai së fundmi nënshkroi me një gazetë britanike.
“El Konfidencial” thotë se Murinjo, i cili është përleshur rregullisht me shtypin spanjoll, ka nënshkruar me Rupert Murdok, për të shkruar një editorial të përjavshëm në gazeën e re të këtij të fundit, “The Sunday Sun”.
Ky veprim ka shqetësuar disa persona në Spanjë por vetë Murinjo ka preferuar të mos i përgjigjet pyetjeve rreth kësaj teme në konferencë për shtyp.
Nuk është sekret se Murinjo dëshiron të kthehet në Premier League, ku Totenhem dhe ish-klubi i tij, Çelsi, kanë nevojë për trajner. (LajmeShqip.com)
Monday, 27 February 2012 17:41