Gazeta spanjolle “Sport” raporton se Murinjo është i zemëruar me lojtarët si Kristiano Ronaldo dhe Kaka, duke folur hapur se si ai ishte i zhgënjyer prej lojtarëve të tij në ndeshjen kundër Malagas.
Marrëdhënia me Kaka tani
është dobësuar, dhe lojtari po kërkon një tjetër klub, ku ai mund të gëzojë me shumë shanse për të luajtur. Shfaqja e Nuri Shahin dhe forma e Mesut Ozil e ka bërë të tepërt prezencen e Kaka dhe Murinjo është i shqetësuar për praninë e brazilianit.
Ndërkohë, marrëdhënia e trajnerit me Ronaldo është gjithashtu duke u bërë gjithnjë e më e ftohtë. Mou dështoi për të mbrojtur Ronaldon pas fishkëllimave që mori në ndeshjen kundër Barcelonës.
Gazeta në fjalë pretendon se Ronaldo do të largohet nga Real Madridi nëse skuadra dështon për të fituar ndonjë trofe të madh këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Thursday, 05 January 2012 13:11