Edhe më të mirët mund të gabojnë!. Këtë radhë i ka ndodhur “të pagabueshmit” Zhoze Murinjo, i cili ka bërë një gafë të pabesueshme për një trajner të kalibrit të tij. Duke folur për shortin e Ligës së Kampioneve, ai ka ngatërruar krejtësisht skuadër, duke menduar se kishte luajtur edhe më parë me APOEL, gjë që nuk ka ndodhur.
Trajneri portugez ka folur me siguri duke kujtuar se si ishte ndeshur me këtë skuadër gjatë eksperiencës me Interin, por në fakt ai ka luajtur kundër një ekipi tjetër qipriot, Anorthosis Famagusta, në sezonin 2008-2009.
“Pa hipokrizi, mund të them se bëhet fjalë për një skuadër që ka më pak potencial ndaj atyre që mund të gjenim përballë. Por duhet respektuar pasi gjendet në çerekfinale me meritë. Më te, më kujtohet që kur kam qenë te Interi, kemi barazuar në stadiumin e tyre në fundin e ndeshjes pa e merituar (Anorthosis-Inter 3-3)”.
“Çdo skuadër që shkon atje vuan, për këtë arsye do të jetë një përballje delikate. Që tre vite më parë kur luajtëm me Interin, ata ishin në rritje në nivel evropian”, ishin fjalët e Murinjos.
Mediat spanjolle kanë ironizuar menjëherë me fjalët e trajnerit portugez duke treguar se ai as nuk ia kishte idenë se kush ishte kundërshtari i radhës i skuadrës së tij, ndonëse e mban veten si një pre trajnerëve më të dokumentuar në botë. Për më tepër, këtë gafë ata e cilësojnë si shenjë nënvlerësimi të madrilenëve ndaj APOEL. (LajmeShqip.com)
Saturday, 17 March 2012 19:35