Lojtari i Bayern Munich, Thomas Muller është njeriu i momentit në tregun e futbollistëve.
Por vetë futbollisti thotë për “goal.com” se për klubin është shumë e rëndësishme të ruajë bërthamën e futbollistëve gjermanë. Skuadra e Pep Guardiolës ka humbur tashmë një ikonë si Bastian Schweinsteiger, që u transferua te Manchester United.
Për këtë arsye, kampionët e Gjermanisë po bëjnë gjithçka për të mbajtur larg ofertat për vetë Mullerin, por edhe lojtarë të tjerë si Philipp Lahm, Manuel Neuer dhe Mario Gotze. Lojtari i kombëtares gjermane kërkon që kjo traditë të vazhdojë, edhe pse theksons e çdo lojtar duhet ta meritojë vendin e tij në skuadër.
“Në fund të fundit është cilësia e lojtarit deçizive, por unë mendoj se është e rëndësishme për klubin, për identitetin e tij dhe për tifozët që të ketë një bërthamë lojtarësh gjermanë, në mënyrë që tradita të ruhet. Ne duhet të kujdesemi për këtë,” thotë Muller.
Bayerni do të kërkojë titullin e tij të katërt rradhazi në Bundesligë dhe i pyetur nëse fati apo dëmtimet do të ndikojnë për këtë, Muller thotë se këtë herë skuadrës do t’i duhet të tejkalojë një numër më të madh pengesash për të arritur te trofeu.
Thursday, 23 July 2015 15:23