Portugezi e ndjen se sezoni i kaluar ishte një sukses i madh, më i madhi në karrieren e tij.
”Ata që thonë se kjo është hera e parë që nuk fitoi kampionat në sezonin debutues, kanë të drejtë, por ky ishte sezoni më i mirë i imi ndonjëherë,” tha Mourinho, në një intervistë me agjencinë e lajmeve portugueze, LUSA.
”Ishte kampionati në të cilin kam fituar më së shumti pikë, kam fituar më së shumti lojëra dhe kam shënuar më së shumti gola. Ky ishte një kampionat shumë, shumë i mirë.”
”Realiteti është se ne kemi qenë të dytët, fituam kupën dhe arritëm në gjysmë-finale të Ligës së Kampioneve. Pra, sezoni përfundoi duke qenë më i miri në karrierën time.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 10 September 2011 10:33