Jose Mourinho e pranon se të tjerët po kënaqen duke e parë atë të vuaj.
Menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho e pranon se të tjerët po kënaqen duke e parë atë të vuaj pas rezultateve të dobëta të skuadrës së tij.
Chelsea dje pësoi edhe humbjen e tretë në 5 ndeshjet e para të Premierligës, pasi u mposht nga Evertoni me rezultat 3:1.
“E di që shumë njerëz janë të lumtur që unë po vuaj, pasi po më shohin në këtë pozitë, është hera e parë në karrierë që unë po marr rezultate kaq të dobëta”, tha Mourinho për BBC.
“Unë nuk jam kundër lojtarëve të mirë, pasi ende besoj në ta dhe ne do të kthehemi sërish, pasi do të punojmë shumë”.
Monday, 14 September 2015 09:32