Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean.
Chelsea dhe Jose Mourinho kanë arrit marrëveshje për vazhdimin e kontratës edhe për katër vite të tjera.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra e Chelseat, të cilët njoftojnë se portugezi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2019, transmeton express.
“Chelsea është i lumtur të ju njoftoj se Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare. Me kontratën e re, Mourinho do të qëndroj në Stamford Bridge deri në vitin 2019”, thuhet në njoftimin zyrtar të Chelseat.
Në anën tjetër Mourinho ka thënë se ndjehet shumë i lumtur për vazhdimin e kontratës dhe se është shumë e rëndësishme për të që të vazhdoj me Chelsean.
“Nëse klubi është i lumtur edhe unë jam i lumtur. Mendoj se kjo është normale që unë të nënshkruaj kontratë të re me Chelsean. Është e rëndësishme të kemi vazhdimësi që ne tëmund të gëzojmë edhe më shumë suksese në të ardhmen”, tha Mourinho.
Kujtojmë se Mourinho në Chelsea ishte rikthyer në vitin 2013 dhe me këtë skuadër arriti që edicionin e kaluar të fitonte Premierligën pas 5 edicioneve.
Friday, 07 August 2015 21:30