Pas largimit të Jorge Valdanos, Jose Mourinho ka marrë kompetenca të cilat i kanë menaxherët në klubet angleze.
Mourihno kishte fituar më herët luftën me Valdanon, i cili u largua nga klubi dhe si rezultat portugezi ka marrë më shumë autoritet. Me vendim të bordit ai është tani menaxher sportiv që i jep fuqi që kanë trajnerët në Angli.
Fjala e Mourinhos do të jetë vendimtare, kur bëhet fjalë për transferime dhe disa gjëra të tjera lidhur me klubin, në punën e shkollën e të rinjve si dhe në përzgjedhjen e trajnerëve.
Ai do të bashkëpunojë ngusht me Angel Sanchez, i cili është drejtor gjeneral i klubit, pastaj me Zidane, Manuel Redondo, që është i lidhur me presidentin Perez.
Sunday, 24 July 2011 12:22