Analistët e portalit “Goal” çjerrin maskën e Jose Mourinhos.
Në një shkrim të detajuar sot portali lider i futbollit tregon se pse Jose Mourniho s’ka fytyrë për t’u ankuar për referimin, e aq më pak të akuzojë Guardiolën se i ka fituar me skandal dy Champions League.
Sipas “Goal”, as Mourinho nuk i ka fituar me djersë e fer-plej “Champions League” me Porton e Interin. Ja vendimet skandaloze që kanë shkuar në favor të tij, e për të cilat Mou s’ka bërë zë.
1. Në edicionin 2003-04 Porto e tij në ndeshjen e kthimit në Old Trafford u ndihmua pas një vendim skandaloz për anulimin e një goli të pastër të Paul Scholes, me pretendimin se ishte offside. Porto fitoi 3-2 me rezultat të përgjithshëm, dhe Mourinho nuk u ankua por vrapoi në krejt fushën për ta festuar
2. Edhe në gjysmëfinalen me Deportivon që Porto e fitoi 1-0, Jose përfitoi nga referimi i tmerrshëm. Në ndeshjen e parë në Portugali ylli kryesor i Deporit, Jorge Andrade, u largua me të kuq, për ndërhyrje ndaj ish-bashkëlojtarit, Deco, që ishte veç për hajgare. Që të dy lojtarët kot protestuan tek referi, Markus Merk, duke i thënë “Jemi vetëm miq, jemi miq”, por ai nuk dëgjoi. Porto fitoi 1-0 dhe shkoi në finale, ku e fitoi Champions League.
3. Ndihma vazhdoi edhe për Interin e tij më vonë. Në ndeshjen e parë në “San Siro” Chelsea me siguri do të kthehej në Londër me rezultat 2:2 por gjyqtari, Mejuto Gonzalez, nuk ia dha penalltinë për ndërhyrjen e Walter Samuel në Salomon Kalou. Argjentinasi ishte lojtari i fundit dhe duhej të merrte edhe karton të kuq.
4. Në gjysmëfinalen klasike me Barcelonën, Mourinho kishte të drejtë të ankohet për kartonin e kuq të padrejtë ndaj Thiago Mottas, por ai nuk e bëri të madhe golin e Militos nga offside-i, që në fakt ishte diferencë ndërmjet dy klubeve.
5. Mbase Pepe nuk e meritoi kartonin e kuq në ndeshjen e fundit, por portugezi duhet ta dijë se ai e meritoi të kuqin në finalen e Kupës së Mbretit. Fakti që ai mbeti në lojë shkoi në dobi të Real Madridit.
Mungesë Puyol do të thotë se Javier Mascherano ka gjasa të vazhdojë të luaj në mbrojtje, ashtu siç bëri gjatë mesjavës në gjysmë-finale të Champions League kundër Real Madrid.
Faqja zyrtare e FCB ka konfirmuar skuadrën mposhtë që ka për të udhëtuar për ndeshje e së shtunës: Valdes, Pinto, Alves, Montoya, Pique, Milito, Fontas, Xavi, Keita, Busquets, Affelay, Thiago, Sergio Roberto, Messi, Villa, Pedro, Deulofeu, Jeffren .
Kur futbolli dhe anti-futbolli takohen
Titull sigurisht interesant, por mbi të gjitha e vërteta! Futbolli dhe anti-futbolli, dy ekstremet e mënyrës së zhvillimit të një ndeshje futbolli, duke marrë shembullin ekzaktë Barcelona dhe Real Madrid.
Dy kultura tërësisht të ndryshme të futbollit u takuan plotë 4 herë këtë sezon ndërmjet vete,me dy ndeshje për La Liga, një për finalen e Copa Del Rey dhe një tjetër për gjysmëfinalen e Champions League.
E dini ku qëndron diferenca mes këtyre dy ekstremiteteve? Se tek skuadra anti-futboll, kemi një kombinim mastral të ndërthurjes së skuadrës, një trajner hipokrit që udhëheq një grup “lojtarësh” me instinkte kafshërore!
E çuditshme të thuash, një kafshë teksa luan futboll, por ama gjestet e futbollistëve të Real Madrid po ti krahasosh me të kafshëve, dallon vetëm në veshjen e fanellës. Tek skuadra pro-futboll, është kombinimi perfekt mes një ideatori dhe lojtarëve të tij që thuajse nuk luajnë në fushë, por bëjnë magji ose diçka të tillë.
Edhe me të vërtetë loja e Barcelonës është magjike, përkundër asaj të Realit që më tepër fokusohet në objektivin e quajtur “luftë në fushë” ankesa në konferencë për shtyp.
Diçka e thjeshtë dhe e zakonshme, një filozofi mese e qartë, po humbasim, ankohemi në çfarë të mundemi! Kjo është filozofia e hipokritit Mourinho, që duket se ka futur thellë në kokë këtë filozofi të shpifur të gjithë atyre që janë me Madridin, duke lënë mënjanë futbollin e duke u fokusuar më tepër në atë se çfarë bëjmë jashtë fushe dhe si mund ta dëmtojmë rivalin në një mënyre katastrofike!
Ky Real Madrid që është bërë për marre, qendër për t’u sulmuar, njëri flet të tjerët përsërisin pas tij e më pas gjithë së bashku : JEMI DËMTUAR!
Çka mund të thuhet tjetër për Realin, pos fjalëve plotë intriga, por për këtë nuk është fajtor Guardiola dhe Barcelona, është fajtor vetëm një Mourinho i quajturi “Sepecial One” e me sa po shihet do të del në “Special Zero”.
Ky njëri që duket se fjalët e tij të rënda s’kanë fund, shumë llafe kundër rivalit e pak e asgjë për të na sjellë diçka të re. Çfarë i ka bërë Barcelona këtij njeriu që ka këtë inat?
Këtij njeriu që vite më parë para mijëra tifozëve katalanë deklaronte: “Sot, nesër dhe gjithmonë Barcelonën e kam në zemër”.
E çuditshme, një njëri që dikur ishte në gjendje të jepte gjithçka për këtë skuadër, sot një njeri aq hipokrit për ta kritikuar e shpifur ndaj skuadrës që dikur ai dashuronte.
Mbase Mourinho s’ka arritur ta kuptojë një gjë, kështu më nuk shkon! Filozofia dhe drejtimi i gabuar i tij kanë bërë që Real Madridi si skuadër të humbasë “pikë” në atë që thuhet: Ta simpatizosh një skuadër.
Tani s’kemi të bëjmë me simpatizim, por kemi të bëjmë me diçka që gati se një përqindje shumë e madhe e vetë tifozëve të kësaj skuadre, e urrejnë se duan!
A gabohet Mourinho dhe a është i gatshëm ai të ndryshojë në këtë aspekt? Përgjigja është fare e qartë : Mourinho nuk mund të ndryshojë në një aspekt që e ka kultivuar me vite hipokrinë.
Mou, është mësuar gjithmonë me këtë aftësi të tijën, e ka bërë edhe më të fortë në çdo skuadër ku ka shkuar,e njëjta filozofi të njëjtat dëme.
Por këtij Mourinhos duhet të i vijë inat nga dikush krejtësisht i kundërt, Pep Guardiola!
Zotëria katalanas që Moun e bëri të ankohej pa-ndalur fare, mbase po të vazhdojë në këtë mënyrë, do ta bëjë që të kalojë në çmendinë.
Mourinho pyeste pas ndeshjes së Champions League “PSE?”, duke iu referuar asaj që kinse Wolfgang Stark , dëmtoi Realin me disa vendime të tij, por Mourinho duhet ti kujtojë se si kish fituar titullin me Porton dhe Interin,në 2004-ën dhe 2010-ën.
Saturday, 30 April 2011 07:34