Bosi Real Madrid për objektiv kryesor e ka mbrojtësin e krahut tek skuadra londineze e Arsenalit, Bacary Sagna dhe sulmuesin e skuadrës italiane te Milanit, Zlatan Ibrahimoviq.
Real Madrid janë duke vëzhguar me shume kujdes situatën e mbrojtësit te Arsenali Bacary Sagna, që gjithashtu kërkohet me ngulm edhe nga Bayern Munich.
Megjithatë, burimet nga Anglia dhe Italia thonë se Special One i kërkon me ngulm këta dy lojtar gjate kësaj verë.
Mourinho është i bindur se Sagnan do ta përdor në mbrojtje në krahun e djathtë në mënyre që Sergio Ramosin ta bart me në qendër të mbrojtjes ndërsa për Ibran mendon që është një qendër sulmues që mund të bëj më të mirën në këtë sistem loje si Didider Drogba tek Chelsea.
Një pengesë duket të jetë Kaka, pasi Mourinho dëshiron ta shkëmbejë Brazilianin për Ibran. Sidoqoftë, Real Madrid do të preferonte një largim tijin në Angli, pas interesimit të disa klubeve.
Chelsea dhe Manchester City janë të interesuara mbi shërbimet e ish-asit të Milanit.
Tuesday, 17 May 2011 10:28