Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, i ka kërkuar një gazetari t’i paraqesë atij një pyetje në spanjisht pasi që ai e kishte pyetur në katulishte, pas fitores 4-0 mbi Espanyolin në Barcelonë, raporton Marca.
Mourinho kupton katalunishten nga koha e tij si asistent i Bobi Robson dhe Louis van Gaal, tek rivalët e Real Madridit, Barcelona, por vizitat e tij në Kataluni nuk ka kanë qenë aspak miqësore.
Një gazetar nga Radio Catalunya e pyeti atë në katalunishtë në lidhje me dominimin e Mourinhos në ndeshjen e së dielës, dhe portugezi i kërkoi atij të parashtrojë pyetjen në spanjisht.
Që kur 48-vjeçari mori frenat në Real Madrid, tensionet janë rritur në mes të Barcelonës dhe Realit. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 16:01