Marca shkruan se Jose Mourinho e dëshiron me çdo kusht Neymarin, që tani e jo të pres deri në Janar.
Si duket portugezi e ka bërë tashmë formacionin e tij duke e përfshirë këtu edhe brazilianin Neymar. Ai ka insistuar te presidenti që bisedimet të vazhdojnë dhe me çdo kusht ta sjellin brazilianin në Bernabeu qysh në muajin gusht.
Mbretërit janë të gatshëm t’i paguajnë Santosit 45 milionë dhe i kanë ofruar atij një kontratë 6 – vjeçare dhe një pagë prej 5 milionë euro për sezon plus bonuset. Mourinho ka vendosur tashmë ta ketë Neymarin në fund të këtij muaji dhe të udhëtoj me klubin për dy miqësoret, në Kinë.
Friday, 22 July 2011 07:40