“Është paksa vështirë të them për ndonjë përqindje sesa mundësi ka që Sanchez, De Rossi apo edhe Pastore të vishen zikaltër. Duhet ditur më parë, nëse shoqëritë ku ata luajnë aktualisht do të mund t’i shisnin, si do t’i shisnin dhe se cila do të ishte vlera që kërkohet nga këto shoqëri. Lojtari që aktualisht po punojmë për ta veshur zikaltër është Sanchez. Prej shumë kohësh flitet për të dhe mund të them se jemi në tratativë e sipër për ta marrë. Është një lojtar që ka cilësi mjaft të mira dhe thuajse kemi biseduar edhe më parë me Udinesen për ta blerë kilianin. Lë te themi 60%, jo që vjen, por midis të tjerëve një mundësi më shumë”. Kështu ka deklaruar presidenti i Interit, Massimo Moratti.
Ai ka thënë se për De Rossin deri më tani ende nuk është folur me Romën, “ndoshta edhe për shkak të riorganizimit që ky ekip është duke kryer”.
Persa i përket Pastores, mund të them që është një nga lojtarët e rinj më të mirë për momentin që janë në qarkullim, por momentalisht nuk ka pasur asnjë kontakt me Palermon për të, bëri të ditur presidenti zikaltër.
“Besoj që të tjerët nuk ofendohen kur them Samuel Eto’o. Ka pasur një rendimet mjaft të lartë gjatë këtij sezoni kamerunasi dhe është njësoj sikur t’ia heqësh Messin Barcelonës, ekip që pa argjentinasin mund të them se nuk do të mund të kishte arritur aty ku është tash”. Kështu i është përgjigjur pyetjes se një tifozi, Massimo Moratti, kur u pyet rreth lojtarit që ka pasur nivelin më të lartë të lojës gjatë këtij sezoni në ekipin zikaltër.
Për Morattin, ky sezon i mbyllur, duket se është një tjetër sezon pozitiv për skuadrën e tij.
Moratti ka bërë një përmbledhje të gjërave pozitive edhe të atyre negative, të këtij sezoni: “Ne interistët, duke përfshirë edhe veten, si një tifoz zikaltër, nuk jemi të lumtur nëse humbim një titull kampioni, ashtu siç ndodhi edhe në ketë vit. Pas plot 5 sezonesh të fituara nga ne, titulli shkoi për Milanin. Jemi mësuar tashmë të fitojmë gjithnjë e, kur nuk ndodh diçka e tillë, duket sikur nuk jemi edhe aq të lumtur. Ky kampionat mund të them se ka qenë i mirë, pavarësisht sesi shkoi fillimi me vështirësitë e tij. Kemi pasur disa vështirësi për shkak edhe të dëmtimeve, por me ardhjen e Leos në drejtim mund të them se kemi arritur t’i kalojmë këto vështirësi dhe skuadra ka arritur të stabilizohet.
Mund të them se dhe ky ka qene një vit i mirë për ne, sigurisht jo si ai i kaluari, por të themi përafërsisht në nivelin e tij. Një vit që mund të meritojë notën 7 me plot gojën”, tha ai.
Morattin e pyeti një tifoz se cili lojtar nga e kaluara ka qenë në nivelin e Eto’os? “Është vështirë të bësh dallime të tilla, duke parë nivelin teknik dhe fizik që kamerunasi ka treguar deri me tani. Çdo sulmues ka stilin e tij dhe ky i Eto’o është mjaft i veçantë. Në nivelin e rëndësishëm, si për zikaltrit, ashtu edhe për ekipin e Milanit tani, mund te them se është Ibrahimoviq. Ka arritur të fitojq plot 3 tituj me fanellën zikaltër dhe një me Milanin në ketë sezon, kështu që mund të them se ka qenë një sulmues i madh. Për të mos u kthyer kohë më parë, ku flitet për Altobellin, një sulmues mjaft i talentuar, që ka lënë gjurmë në futbollin italian. Mban dhe një rekord të golave të shënuar përgjatë një kampionati futbollistik ai. Me të vërtetë një sulmues i madh. Duke folur për të kaluarën, po kthehem edhe tek Interi i babait tim. Atëherë nuk ka pasur ndonjë sulmues të talentuar në ekipin zikaltër, veç Mazzolas që luante paksa me i tërhequr”, tha Presidenti Moratti.
Pritet një sezon tjetër fitues si ai i 2010? “Te shpresojmë, por njëkohësisht trembem edhe nga fakti i të mësuarit për të fituar gjithnjë. Nuk është normale një gjë e tillë, pasi në futboll, siç ka fitore, mund të ketë dhe humbje. Këtë vit mund të them se kemi mësuar diçka rreth fitimit të kampionatit, e për ta fituar atë të nevojitet të përqendrohesh gjithnjë në çdo ndeshje që luhet, deri në fund. Edhe në ndeshje që duken të thjeshta për t’u fituar. Besoj kjo të na shërbejë si mësim për sezonin që vjen”.
“Fitorja në finalen e Kupës së Italisë mund të them se më ka bërë të ndjehem mjaft i lumtur. E kemi ndarë së bashku me tifozët këtë kupë të fituar, ka pasur një grim të madh edhe nga ana e tyre për fitoren e arritur në këtë ndeshje. Mund të them se kemi arritur të tregojmë që vazhdojmë të jemi ende një skuadër në nivelet më të larta të futbollit. Kjo besoj të na shërbejë për sezonin e ardhshëm, duke na motivuar më shumë.
Sipas Corriere dello Sport, ekipi zikaltër duket se ka vënë në shënjestër mbrojtësin e Genoas, Domenico Criscito. Ardhja e Criscitos në Milano duket se është e varur shumë edhe nga shitja e Maiconin. Maicon që kërkohet me ngulm nga Mourinho në Real Madrid, mund të largohet në merkaton e verës nga klubi zikaltër. Në këtë rast, rrolin e tij në klubin zikaltër mund ta përmbushte mjaft mirë Domenico Criscito. Moratti do të mund të përfitonte shumë edhe nga raportet mjaft të mira që ka me Preziosin, për të veshur zikaltër Crisciton. Një mundësi për ta sjellë atë në Milano, do të ishte edhe blerja e gjysmës se kartonit apo kundërpërgjigja teknike si dhënia në forme huazimi e ndonjë lojtari të ri zikaltër.
Friday, 03 June 2011 09:56