Presidenti i Interit, Massimo Moratti ka shprehur shqetësimet e tij me shfaqjen e skuadrës në muajt e parë të hapjes së fushatës 2011-12.

Mbajtësit e Coppa Italia shkarkuan trajnerin Gian Piero Gasperini, në shtator, për shkak të rezultateve të dobëta, por shefi i ri, Claudio Ranieri, nuk ka qenë në gjendje për t’i vënë gjërat në rrugë të mbarë deri më tani.
“Është shqetësuese kur ju ta gjeni veten në situata si kjo, sepse askush nuk i pëlqen këto. Ne, thjesht, duhet ta gërmojmë veten nga kjo,” tha ai në faqen zyrtare të internetit.
“Nëse ne jemi duke kaluar një situatë të vështirë? Unë do të them kështu. Por, unë besoj fuqimisht se themelet janë në vend.”
Inter është në pozitën e 17 në Serie A, me vetëm katër pikë nga gjashtë ndeshje. Ata janë duke u përgatitur për ndeshjen e Champions League në Grupi B, kundër Lille të martën. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 18 October 2011 15:17