Masimo Morati ka lënë të nënkuptohet se interesimi i zikaltërve për Karlos Tevez nuk do të zgjasë edhe shumë. Pas derbit të fituar kundër Milanit, presidenti i Interit ka bërë të qartë se i pëlqen skuadra aktuale dhe se nuk ka ndër mend të bëjë shumë çmenduri në merkaton e janarit.
“A na nevojitet Tevez? Në këtë moment nuk duket kështu por futbolli të jep përgjigje të ndryshme çdo ditë. Kemi bërë një ofertë por tani ndjehemi më të lirë të vend
osim nëse ne duam të vazhdojmë apo jo”, ishin fjalët e presidentit të Interit.
Sipas tij, nuk ekziston asnjë derbi në merkato për sulmuesin argjentinas dhe ai nuk ka ndër mend të ndryshojë ofertën që i është bërë Mançester Sitit javën e kaluar.
“Ky nuk është derbi, pasi mendoj se ka ende skuadra të tjera të interesuara për të. Ka ende disa skuadra angleze si dhe PSZH. Në futboll nuk ka sekrete. Oferta që i është bërë është 25 milionë euro, tani është në dorën e Mançester Sitit ta pranojë apo jo”, deklaroi ai. (LajmeShqip.com)
Monday, 16 January 2012 15:57