Fitorja me Parmën ka kthyer disi entuziazmin në radhët e skuadrës së Interit dhe këtë fakt e ka pranuar edhe presidenti i Masimo Morati. Numri 1 i zikaltërve ka bërë të qartë se do të konfirmojë edhe për vitin tjetër trajnerin Andrea Stramaçioni, duke mbyllur të gjitha zërat për largimin e tij.
“Vitin tjetër do të rifillojmë nga Stramaçioni. Në rrethana të tjera, me Mançinin, kisha bërë konfirmime dhe ngjarjet rrodhën ndryshe. Por këtë radhë është krejtësisht ndryshe. Mançini kishte vendosur vetë të largohej, me Stramaçionin nuk do të ndodhë një gjë e tillë”, tha ai.
“Dje skuadra u shpreh mirë, me ekuilibër në fushë. Krenaria dhe profesionalizmi mund të sjellin rezultate më të mirë se ato që presim tani. Por shpesh jepen vlerësime të ngutura, pa marrë parasysh situatën”, deklaroi Morati duke iu referuar dëmtimeve të shumta që kanë penalizuar sezonin e skuadrës së tij, e cila tashmë lufton vetëm për të marrë pjesë në Europa League në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Monday, 22 April 2013 13:55