Alvaro Moratën gjithmonë e më shumë mediat po e lidhin me një rikthim në skuadrën e Realit të Madridit.
Por, spanjolli ka thënë se për momentin është lojtar i Juventusit dhe se është i fokusuar tek paraqitjet sa më të mira për Zonjën e Vjetër.
“Real? Pas çdo goli dikush ma kujton se tifozët kanë frikë nga largimi im”, deklaroi ai.
“Shpresoj që të më bëhet shpesh kjo pyetur për shkak se do të thotë se jam duke shënuar shpesh. Përgjigja do të ishte mungesë respekti ndaj Juventusit, bashkëlojtarëve. E veshi fanellën e Juventusit dhe jam i përqendruar tek ajo”, u shpreh Morata.
Kujtojmë se Los Bancos kanë të drejtë ta transferojnë për shumën prej 32 milionë euro pasi që klauzolën e shitjes së Moratës shkruan se reprezentusi spanjoll mund të rikthehet tek mbretërit për dhjetë milionë euro më shumë se sa është blerë nga kampioni italian.
Friday, 02 October 2015 12:34