Montpellier ka konfirmuar se ka nënshkruar me ish-mbrojtësin e Marseilles, Vitorino Hilton, si një transferim të lirë, pasi u lirua nga Marseille.
Gjysmë-qendrori brazilian, ka nënshkruar për ekipin e Didier Deschamps, nga Lens, në vitin 2008 dhe bëri mbi 50 paraqitje në Ligue 1.
Megjithatë, për 33-vjeçarin nga Amerika e Jugut nuk ishin ditët më të mira, dhe ka lëvizur për në Rene Girard, me një marrëveshje njëvjeçare, me mundësi vazhdimi.
“Unë jam i gëzuar me të vërtetë që i jam bashkuar Montpellierit. Ky është një klub me njerëz shumë të mirë dhe të rinj, e unë mezi pres për t’u kthyer në fushë me ekipin tim të ri”, tha braziliani për faqen zyrtare të klubit.
Ky nënshkrim është bërë për të zëvendësuar Emir Spahiçin, i cili u largua Stade de la Mosson, për të lëvizur në Sevilla. (LajmeShqip.com)
Friday, 05 August 2011 07:31