Clarence Seedorf, pas daljes nga Via Turati, foli për SkySport 24, ku tha: “Takimi me kryesinë shkoi mirë, por duhet të takohemi sërish. Në çdo rast, edhe nëse marrëveshja nuk arrihet, unë do jem mirë, kam një raport perfekt me Gallianin dhe Presidentin. Do takohemi javën tjetër që të vendosim gjithçka”, tha Seedorf.
Ndërkohë, faqja zyrtare e FC Inter, shkruan se Riccardo Montolivo është shumë pranë transferimit te Milani.
Largimi i Andrea Pirlos bën që Milani të kërkojë një zëvendësues për të dhe, siç njoftohet, Milani dhe Montolivo kanë arritur një marrëveshje që moti, teksa skuadrat janë në negociata.
Për këtë marrëveshje duket se e ka ndihmuar edhe trajneri i Kombëtares Italiane, Cesare Prandelli, i cili i ka sugjeruar lojtarit që, nëse e lë Fiorentinën, të drejtohet tek skuadra rosonere.
Gjithashtu, ish-ylli i Milanit, Leite Kaka, largoi thashethemet e një kthimi në ekipin e zemrës dhe përsërit gatishmërinë e tij për të “provuar serish”’ me fanelën Realit, pas një periudhe të errët nga disa dëmtime.
”Ndjehem milanist, porm para se të largohemm dua të bëj diçka në Real Madrid. Gjatë dy viteve që kam luajtur në këtë klub, për mua nuk ishte e lehtë, por fitorja e Kupës se Mbretit dhe arritja në gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, janë disa arritje për të bërë diçka më të mirë në të ardhmen”.
Në anën tjetër sulmuesi kuqezi, Pato, ka zbuluar objektivat për sezonin e ri.
“Pas Ligës së Kampionëve e ka radhën “Topi i Artë”. Për mua ka qenë një emocion shumë i fortë, sepse është hera e parë që fitoj diçka të rëndësishme. Në Brazil nuk e kam fituar asnjëherë titullin, vetëm Botërorin për klube”.
Trofeu i parë i rëndësishëm. Botërori për klube, ka qenë fillimi për Paton, i cili mendonte ta pasuronte koleksionin e tij shumë më herët.
Kalimi te Milani pas paraqitjeve të mira me Internacionalin, shpërthimi me kuqezinjtë dhe më pas disa pengesa fizike, në lidhje me ambientimin. Dimrin që shkoi, ishte dikush që fliste për Paton si i papërshtatshëm me Ibrën, si një brazilian i vogël dhe i paaftë për të marrë rolin e liderit te një Milan që kërkon të kthehet te fitoret.
Përkundrazi, nëpërmjet golave të shumtë në momentin më delikat të sezonit, pikërisht kur Ibra ishte jashtë skuadrës, Aleksandre Pato ka treguar aftësitë e tij, duke regjistruar mesatare marramendëse. Nuk ka dashur të humbasë asnjë minutë, dhe për këtë arsye është paraqitur shpejt te autobus i hapur me kamerën personale.
Aleksandre Pato nuk do ta harrojë lehtësisht këtë kampionat: është titulli i tij i parë me Milanin, trofeu i parë i rëndësishëm. Jo një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje për një djalosh 21-vjeçar që ka shumë rrugë për të bërë përpara vetes.
“Topi i Artë? Në fillim dua të fitoj Ligën e Kampionëve, vitin tjetër do të përqendrohem te ky objektiv. Për mua ka qenë një emocion shumë i fortë, sepse është hera e parë që fitoj diçka të rëndësishme. Në Brazil nuk e kam fituar kurrë kampionatin, vetëm Botërëroin për klube”, ka thënë ai.
Pato ka qenë vendimtar në luftën për titull në Serie A, e mbi të gjitha me dygolëshin kundër Interit.
“Ka qenë një derbi i veçantë, sepse ishte shumë i rëndësishëm për kampionatin. Të gjitha këto gëzime më kanë bërë të harroj vështirësitë e 2010-ës. Ka qenë një fillim i vështirë i sezonit, për shkak të dëmtimeve, por tani mendoj vetëm për t’u përmirësuar. Për t’u përmirësuar dhe fituar akoma”, tha sulmuesi kuq e zi.
Gjithashtu edhe zyrtarisht është konfirmuar Taye Taiwo, si blerja e re rososnere që ka zbarkuar në Milano. Ai sot do t’i ketë vizitat mjekësore të rregullta me klubin rossoner.
Wednesday, 18 May 2011 08:25