Agjenti italian Giorgio Parretti ndjen se mesfushori i Fiorentinës, Riccardo Montolivo do të jetë një nga historitë e mëdha të transferimit të janarit.
Montolivo është jashtë kontratës në qershor dhe Fiorentina pritet të kërkojë një shitje kur tregu i dimrit të hapet.
Parretti për TMW tha: “Në përgjithësi, në janar ka disa transferta të mëdha.”
“Pavarësisht se, për shembull, Montolivo mund të shkojë me parametra zero në qershor Fiorentina nuk do të humb atë për asgjë.”
“Ku mund ta shoh? Në Milano, për shkak se të dyja ekipet, Inter dhe AC Milan, mund të përfitojnë.”
“Unë mendoj se Montolivo do të shkoj 100 për qind, por nuk mund të përgjigjem se ku, dhe mos harroni brigjet e tjera, për shembull, në Paris do të ishte një gjë e mirë.” (LajmeShqip.com)
Wednesday, 02 November 2011 10:52