Sulmuesi nga Mali i Zi ishte i kënaqur me fitoren në derbin e të dielës në mbrëmje, por paralajmëroi shokët e skuadrës të mos vetëkënaqën.
Antonio Conte po e udhëheq skuadrën drejt lartësisë së tabelës, me 11 pikë nga pesë ndeshje, por Vuçiniç nuk është duke u shikuar larg dhe ka theksuar se është ende shumë shpejt për të folur për titullin.
“Fitorja e kampionatit? Unë jam me këmbë në tokë. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën tonë dhe ne jemi në krye të tabelës tani. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë për të qëndruar atje,” tha ai për Tuttosport.
Vuçiniç, ka deklaruar se ishte i kënaqur me fitoren kundër Milanit dhe nënvizoi rëndësinë e fitores.
“U ndjeva shumë mirë atje, sidomos pas bilbilit përfundimtar. Ne do të festojmë këtë fitore të rëndësishme.”
Ndeshjen tjetër e Juventusit në ligë është loja kundër Chievo më 16 tetor. (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 14:52