Diego Milito mendon se Interi aktual ka bërë shumë më mirë se sa pritej, pasi ka arritur të sigurojë një renditje mjaft të mirë në ëampionat, kur të gjithë pritnin që zikaltërit të kishin vështirësi të mëdha në këtë aspekt.
“Bilanci aktual mund të përshkruhet si pozitiv. Jemi një skuadër e re, por po përmirësohemi shumë, duke arritur të kalojmë ndoshta edhe pritshmërinë e tifozëve dhe ekspertëve. Sigurisht, Juventusi vazhdon të jetë një skuadër shumë e fortë, por edhe ne duam të marrim ndonjë trofe në vitin 2013”, tregoi sulmuesi i zikaltërve.
Më pas, duke folur për veten, ai ka pranuar se ndonëse ekipi nuk ka kaluar dy sezone të lumtura, ai është shumë i lumtur që vazhdon të jetë pjesë e kësaj skuadre.
“Ndjehem shumë mirë këtu te inter, jam shumë i lumtur. Ndjehem gjithashtu shumë I rëndësishëm për këtë skuadër, trajneri ka besim të unë dhe e ndjej plotësisht këtë përgjegjësi të madhe. Më vjen keq që nuk kam shënuar në ndonjë ndeshje, por tani po mundohem të bëhëm i dobishëm për skuadrën edhe në mënyra të tjera”, theksoi argjentinasi.
“Kam ende një kontratë dhe shpresoj të vazhdoj në këtë klub. Mundohem çdo ditë të shpagoj besimin me një sjellje prej profesionisti. Atë që mund të ndodhë nga ky moment deri pas një viti e gjysëm kur mbaron kontrata, nuk mund ta di. Por do të më pëlqente të kthehesha në vendin tim, edhe pse nuk e di ende se kur do të ndodhë një gjë e tillë”, përfundoi sulmuesi 33 vjeçar. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 25 December 2012 18:12