Milani është në kërkim të një mesfushori dhe këtë disa herë e kanë përsëritur Galliani dhe Allegri.
Është e kuptueshme, emrat që janë përmendur për mesfushë ende vazhdojnë t’i ndjekin.
Dhe tani po kthehen në modë dy nga alternativat më tërheqëse. Sipas “Tuttosport”, në fakt, Milani dëshiron një goditje të madhe. Emri i parë është Cesc Fabregas, i cili është çdo herë e më larg për ta plotësuar ëndrrën e tij që të veshë fanellën e Barcelonës, pasi katalunasit do të shpenzojnë një shumë të madhe në merkato për Alexis Sanchez dhe kjo bën që rossonerët t’i afrohen më shumë.
Udhëheqësit e Milanit do të veprojnë nën hije, duke kërkuar për një zgjidhje me Arsenalin që ta rrëmbejnë atë pa e harxhuar shumë arkën.
Duke pritur momentin e duhur, Galliani mendon ta marrë atë vetëm në gjysmën e dytë të muajit gusht.
Emri tjetër i njohur është ai i Essienit. Qendrori afrikan mund të jetë zgjidhje ideale, i aftë të kombinojë sasinë dhe cilësinë, edhe pse mosha në mënyrë kronologjike nuk flet në favor të tij, duke pasur parasysh rinovimet e fundit që i ka bërë klubi rossoner.
Thursday, 23 June 2011 16:10