Problemet me tifozët një vit më parë, pas shitjes së Tiago Silva dhe Zlatan Ibrahimoviç, kanë shtyrë Milanin që këtë radhë të marrë masa për të evituar protestën e tyre dhe për të mbrojtur veten në fushatën e abonimeve.
Për të gjithë tifozët që këtë radhë dëshironin të blinin abonime, në letrën e kushteve shpjegohej edhe se ndryshime të tilla ishin të pritshme.
“Përbërja e skuadrës mund të pësojë ndryshime. Imazhi i lojtarëve të pranishëm në fushatën e abonimeve nuk është një garanci për qëndrimin e tyre si pjesë e ekipit”, shkruhet në këtë mesazh të qartë drejtuar tifozëve.
Kjo konfirmon edhe një herë se Milani po merr në shqyrtim ofertat që i kanë ardhur për lojtarë si El Sharaui e Boateng, që në vitet e fundit janë kthyer në idhuj për tifozerinë kuqezi. Për më tepër, Alegri ka bërë të qartë se këtë vit nuk dëshiron më shumë se 25 futbollistë në stërvitje, që do të thotë se nga skuadra do të vazhdojnë të largohen emra që cilësohen të tepërt dhe që janë aktivizuar me “pikatore” nga trajneri i Milanit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 09 June 2013 09:02