Siç njofton SkySport24 është derbi i Madonines në merkato për mesfushorin e talentuar Andrea Poli. Milani është në avantazh, pasi ka marrë të drejtë blerjeje për Polin, gjatë blerjes së Cassanos dhe gjatë ndeshjes në janar te Coppa Italia, me Sampdorian. Poli kushton rreth 6-7 milionë euro.
Siç njofton Skysport24 dhe SportMediaset, Massimiliano Allegri dhe Adriano Galliani kanë arritur në Londër për të parë finalen e Champions League ndërmjet Barcelonës dhe Man Utd, por jo vetëm kaq, ata kanë filluar negociatat me Arsenalin dhe Tottenhemin për Cesc Fabregas, respektivisht Rafael Van der Vaart.
Teksa për Ganson pritet OK nga FIGC, për ekstra-komunitarin e dytë pritet që të arrijë vetëm në janar. Allegri dëshiron një apo dy mesfushorë të klasit botëror që në fillim të sezonit, dhe pasi nuk do të arrihet tek Hamsik, ai e dëshiron me çdo kusht Fabregasin.
Nuk do ishte befasi nëse Galliani do qëndronte disa ditë më shumë në Angli, pasi sot vetëm ka bërë sondazhe me Arsenalin dhe Tottenhemin, ka pyetur për çmimin e Fabregasit dhe Van Der Vaartit, e në ditët në vazhdim mund të fillojë një tratativë e madhe e merkatos, me Milanin në qendër te vëmendjes.
“Blerja tjetër mund të jetë nga Franca, një emër që nuk është thënë kurrë”, tha Adriano Galliani ne Sky, para disa ditësh. Mediet menduan dhe zërat filluan të qarkullojnë, a mund të jetë blerja e Miralem Pjanic, fantazisti nga Bosnja, me pasaportë franceze, komunitar, vetëm 21-vjeçar, që kushton më pak se 15 milionë euro, dhe ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2013.
Pjanic që në këtë vit pati disa probleme me lëndime, por shpesh përfundoi edhe në bankinë, dhe disa probleme me trajnerin Puel, në France Football tregoi për dëshirën që të largohej nga Lyoni. Milani po mendon, Pjanic mund të luajë si fantasist, ashtu edhe si mesfushor gjysmë i majtë, një blerje e madhe sepse ai është një ndër mesfushorët më të mirë në qarkullim.
Saturday, 28 May 2011 15:22