Kwadwo Asamoah është emri i cili po afrohet gjithnjë e më shumë me Milanin. Ghanezi ka pasur një sezon fantastik me Udinesen dhe kjo e ka tërhequr vëmendjen e Allegrit, i cili dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ardhshëm.
Udinese vështirë se e largon, duke e ditur se është pranë kualifikimit për në Ligën e Kampionëve dhe i duhet ende.
Bisedimet mund të fillojnë qysh të dielën, kur Milani e viziton Udinesen, për javën e fundit të Kampionatit 2010-11.
Ghanezi vlerësohet dikur rreth 18 milionë euro, shifër e papërballueshme për Milanin të cilët synojnë një ofertë prej 10 milionë eurosh dhe një ose dy lojtarë të rijn të nxjerrë nga shkolla e Milanit për të arritur Asamoah.
Strasser dhe Merkel bënë punë të shkëlqyer me ekipin e parë këtë vit, mirëpo nuk dihet se a do të futen këta dy lojtarë me të ardhme të ndritur në tratativa për të ardhur Aamoah.
Megjithatë, kush e di ndoshta ky operacion i planifikuar nga Milani mund të realizohet me sukses dhe Asamoah vitin e ardhshëm të vishet me fanellën kuq e zi.
Në anën tjetër, Jeremy Menez, lojtari i talentuar francez, thotë se është i pakënaqur në Romë, dhe mund ta lë kryeqytetin qysh në këtë qershor.
Ai gëzonte besimin e Ranierit, por tani jo edhe të Montellas, ku me ardhjen e tij, francezit i është ngushtuar hapësira.
“Deri në mars para se të largohej Ranieri çdo gjë ishte mirë” zbuloi Menez. ”Largimi i tij mua më brengosi. Gjatë sezonit të parë ai ka punuar shumë me mua dhe më thoshte se i duhesha” tha francezi për France Football.
Ai edhe pse ka ende një vit kontratë, është afër ndarjes së tij me Tottin dhe miqtë e tjerë.
Për 24-vjeçarin ka qenë i interesuar Milani muaj më parë, dhe Milani mund t’i bëjë tre francezë në skuadër pasi që tani ka dy, Mexes i ardhur pikërisht nga Roma dhe Flamini.
“Unë nuk di ende për të ardhmen, në fund të sezonit do të flas me klubin për të diskutuar të ardhmen time” u shpreh francezi.
Wednesday, 18 May 2011 15:04