Skuadra rossonere u është rikthyer fitoreve, pasi që e mposhti Palermon me rezultat minimal 1-0.
Kampioni i Seria A, Milan, e nisi shumë mirë takimin dhe u pa qartë se ishte një skuadër krejt ndryshe nga fillimi i sezonit.
Rossonerët ishin më të mirë gjatë gjithë kohës, dhe krijuan shumë raste në gjysmën e parë të takimit, mirëpo goli erdhi vetëm në minutën e 40’, me anë të ish-lojtarit të Palermos, Nocerino.
Dhjetë minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Ibrahimoviç pasoi tek i posa kthyeri nga lëndimi, Robinho, e ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë dhe i dha golin e dytë skuadrës së Milanit. Ndërsa në minutën e 63’, Antonio Cassano shënoi edhe golin e tretë për rossonerët. (LajmeShqip.com)
Sunday, 16 October 2011 09:47