Mesfushori katalunas nën pronësinë e Arsenalit, është objektivi i parë i tregut për rossonerët. Ai është ngopur me mosfitimin e titujve me Arsenalin.
Siç është thënë shumë herë, Fabregas e dëshiron Spanjën, por Galliani do ta bindë djalin me një vend garantues si titullar, gjë të cilën Barcelona dhe Real nuk ja garantojë, për shkak të konkurrencës së fortë.
Wenger e vlerëson xhevahirin e tij të paktën për 40 milionë euro, por për 30-35 milionë euro të paguara me dy këste, mund t’i bindin topçinjtë ta largojnë yllin e tyre nga skuadra.
Milan për Cesc Fabregas është i gatshëm të ofrojë kontratë 5-vjeçare, ku CF4 (Cesc) do të përfitojë 7 milionë neto në sezonë, aq sa merr edhe Ibrahimoviçi.
Milani është ende në përpjekje të marrë mesfushorin e majtë, Gareth Bale. Ai kushton rreth 60 milionë euro, ndërsa Milani në dispozicion ka gjysmën e tyre, pra 30 milionë euro. Braida është gati të shkojë dhe të testojë terrenin në Londër, me Gallianin, i cili pritet që me fluturimin e parë, të shkojë për të marrë nënshkrimet e tyre për kontratë me të thënë “spursat” dhe që ky transfer është i mundur.
Ndërsa, presidenti i Genoas, Enrico Preziosi, ka bërë të ditur se mbrojtësi i majtë, Domenico Criscito, do të largohet nga klubi gjatë verës dhe konfirmoi se Napoli është destinacioni i mundshëm.
“Domenico do të largohet dhe kjo është e sigurt. Ai ka kaluar një kohë në Genoa dhe është e drejtë që tani të kalojë në një klub tjetër. Transferimi në Napoli? Kemi biseduar dhe kam vërejtur interesim të madh të Napolit për Crisciton”, tha Preziosi për Radio “Kiss Kiss”. Criscito në janar ishte kërkuar edhe nga Milani.
Sa i përket Fabio Coentraos, ishte një ëndërr e cila tanimë shuhet, për Milanin. Reali ka arritur marrëveshje me Benficën për Fabio Coentraon.
Reali me një ofertë prej 22 milionë eurosh ka arritur marrëveshje me portugezët, ku Coentrao nga viti i ardhshëm do ta bartë fanelën e Realit.
Saturday, 04 June 2011 09:28