Cristiano Ronaldo? Jo, ëndrra e Milanit për verën e ardhshme quhet Gareth Bale. Eksperti i tregut “Giulio Mola” dha një deklaratë ku tha: “Ka shumë që flasin që Milani dëshiron të përforcojë sulmin, por edhe pavarësisht çështjes Ganso, Rossonerët po përqendrohen kryesisht për të forcuar ekipin në krahun e majtë.”
“Unë nuk mendoj se do të vijë Taiwo, edhe pse tani ai nuk është më një ekstra-komunitar, mirëpo nuk i dihet.”
“Unë besoj se Galliani do të tentoj të bëjë gjithçka dhe të sjellë në Milan ,lokomotivën super të shpejtë të quajtur Gareth Bale. Negociatat do të jenë mjaftë të vështira me Tottenham, kur dihet se për të hequr dorë nga xhevahiri i tyre, kërkojnë një shumë të madhe parash, mirëpo Milani me rinovimin e kontratave të atyre lojtarëve që marrin paga të larta,mund të ketë të holla të blejë Uellsianin.”përfundoi Mola.
Monday, 25 April 2011 06:41