.
Po bëhet gjithnjë dhe më e largët mundësia për ta parë Ganson me fanellën kuqezi në sezonin e ardhshëm, ose më mirë, në verë. Talenti brazilian duket se është një hap larg transferimit te Corinthias. Por qëndrimi i tij në skuadrën e Andres Sançez duket se nuk do të jetë shumë i gjatë.
Strategjia është të blihet nga një skuadër braziliane për 29 milionë euro, duke iu shmangur klauzolës prej 50 milionë eurosh, për ta marrë më pas në mërkaton e janarit. Kjo ftohje e negociatave duket se është një strategji për të paguar më pak para për lojtarin. Mesfushori në kontratën e tij, ka dy klauzola të ndryshme: një për Evropën, dhe një për Brazilin.
Ndërsa për Milanin, Interin dhe Çelsin shifra që duhet të derdhin në arkat e Santosit është 50 milionë euro, për klubet braziliane kjo shifër ulet ndjeshëm, duke shkuar deri në 29 milionë. Është pikërisht kjo fuqi ekonomike e skuadrave braziliane që ngre dyshimin më të madh në lidhje me këtë operacion. Si është e mundur që Corinthias të paguajë një shifër të tillë?
Përgjigje të qarta nuk ka, por hipotezat janë dy: e para nuhatja e hollë për këtë operacion e presidentit Timao. Është ligji më i thjeshtë i tregut, nëse blen me të lirë dhe ke shumë blerës gati në dritare, me një ankand të organizuar mirë fitimi do të jetë i sigurt dhe i madh.
Ndërsa, e dyta është një teori më e përpunuar, që ka brenda intriga dhe dyshime dhe flet për një, ose më shumë skuadra të kontinentit të vjetër që lëvizin në hije, gati më pas në janar për të korrur atë që kanë mbjellur.
Një lëvizje e zgjuar në gjendje për të kursyer miliona euro dhe mbi të gjitha që të jep mundësinë për të vlerësuar edhe për disa muaj gjendjen fizike të Gansos. Lojtari, ka pësuar dëmtimin e radhës në karrierën e tij të shkurtër, një tërheqje në kofshë që do ta mbajë larg fushave për 6 javë.
Dhe për të sqaruar me Federatën Italiane nëse numri i lojtarëve jo-komunitarë që mund të blihen në një sezon do të shkojë në dy apo do të qëndrojë një.
Thursday, 12 May 2011 20:02