Allegri do të shikojë për ta ngritur skuadrën e tij nga vendi i pestë dhe me çdo kusht kërkon tre pikë, ndërsa klubi nga kryeqyteti ka nevojë për një lojë bindëse, për të filluar sezonin e tyre.
Ndeshja zhvillohet më: 29 tetor 2011.
Vendi: Romë, Itali.
Stadiumi: Stadio Olimpico.
Ora: 18:00.
Trajneri i Romës, Luis Enrique, ka marrë lajme të mira, pasi që në skuadër është rikthyer mbrojtësi brazilian, Juan, i cili duket se do të zëvendësojë Gabriel Heinze.
Ndryshime të tjera besohet të jenë Marco Cassetti, i cili është në përputhje të zëvendësojë Simone Perrottan, në të djathtë prapa, ndërsa David Pizarro, Erik Lamela dhe Fabio Borini janë të vendosur për të zëvendësuar Perrottan, Marco Borriellon dhe Pablo Osvaldon.
Megjithatë, Miralem Pjanic nuk do të paraqitet, ndërsa Francesco Totti, Aleandro Rosi, Bogdan Lobont dhe Simon Kjaer, janë të lënduar dhe ata do të kthehen javën e ardhshme.
Ndërkohë për Milanin mirëpritet rikthimi i Alessandro Nestas në radhët e tyre, pasi mungoi në fitoren 4-1 ndaj Parmës. Mark van Bommel duhet të zëvendësojë Massimo Ambrosinin në mesfushë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës duket se do të mbetet e pandryshuar.
Gennaro Gattuso dhe Mathieu Flamini janë të lënduar por Luca Antonini dhe Alexandre Pato janë pranë rikthimit.
Formacioni i Romës, 4-3-3: Stekelenburg; Casseti, Burdisso, Juan, Jose Angel; Perrotta, De Rossi, Gago; Borriello, Bojan, Osvaldo.
Formacioni i Milanit, 4-3-1-2: Abbiati; Abate, Nesta, Thiago Silva, Taiwo; Aquilani, Van Bommel, Nocerino; Boateng; Cassano, Ibrahimoviç. (LajmeShqip.com)
Saturday, 29 October 2011 11:16