Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Italisë në mes të Milanit dhe Palermos që u zhvillua në San Siro, Milan e filloj ndeshjen mjaft mirë duke shënuar që në minutën e katër më anë të sulmuesit ibrahimoviç.
Nuk shkuan më shume se dhjetë minuta dhe ne minutën e katërmbëdhjetë super-talenti i Palermos Javier Pastor u kundërpërgjigj me gol dhe barazoj shifrat ne 1-1, dhe me këtë rezultat përfundoj edhe pjesa e pare e takimit.
Ne pjese e dytë të takimit ne minutën e pesëdhjetë e tretë Abel Mathias Hernandez gjen golin dhe kalon mysafiret në epërsi mirëpo pas njëzet e tre minutave në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë mesfushori Emanuelson barazoi shifrat ne 2-2.
Për të luajtur në finalen e Kupës se Italisë, Rossonerët do të duhet të fitojë në Palermo, pasi ky rezultat është më i favorshëm për Palermon. Palermos do ti mjaftojë edhe një barazim 0-0, ose 1-1, për të kaluar në finale.
Thursday, 21 April 2011 07:30