AC Milan është vënë pas mesfushorit Rafinha.
Skuadra e Milanit është duke kërkuar një mesfushor cilësor, pasi ajo është pozita që ka më së shumti nevojë trajneri Sinisa Mihajlovic.
Fillimisht Milan kishte kërkuar Witsel, Gundoga, Soriano, ndërsa së fundmi po interesohet edhe për mesfushorin e Barcelonës, Rafinha.
Sky shkruan se Milani ka pyetur drejtuesit e Barcelonës për spanjollin, Rafinha, por është refuzuar menjëherë, pasi Enrique nuk dëshiron që ai të largohet.
Tjetër objektivë për Milanin thuhet të jetë edhe mesfushori i Newcastlle, Moussa Sissoko.
Wednesday, 19 August 2015 19:06