Milani duket se ka vendosur të mos e blejë për momentin Alex Witsel, mesfushorin belg të Standard Lieget. Braida nuk është i impresionuar nga ecuria e belgut në këtë vit dhe Milani ka vendosur të shtyejë blerjen e tij.
Ndërkohë, rossonerët janë ende në kërkim të një mesfushori që iu përgjigjet kërkesave të Allegrit, siç raporton Gazzeta dello Sport. Rossonerët kanë vënë në shënjestër Jeremy Menez, francezin 24-vjeçar të Romës.
Megjithatë, jo për këtë sezon, por për sezonin tjetër, atë të 2012-13, kur lojtari do të jetë jashtë kontratës me Romën dhe në Milan mund të vijë si transfer i lirë.
Siç është raportuar nga Carlo Pellegatti, në Studio Sport, Milani i ka vënë sytë tek Antonio Nocerino, mesfushor 26-vjeçar i Palermos dhe i kombëtares italiane, të cilit i skadon kontrata në vitin 2012. Gjithashtu ai ka karakteristikat ashtu siç dëshiron tekniku Massimiliano Allegri dhe, duke pasur parasysh edhe koston efektive, ai mund të bëhet një objektiv real i merkatos rossonere.
Wednesday, 08 June 2011 15:19