Rrugët Milan-Genoa gjithë verën në punë të merkatos, Enrico Preziosi dhe Adriano Galliani nuk do kenë pushim për asnjë moment.
Tratativat që po mbahen dhe ato të ardhmet, Boateng, që do behët i tëri rossoner, Milani duhet të blej gjysmën e kartonit te Amelias për Boatengun, si dhe disa të tjerë si Paloschi, Strasser, Oduamadi, Zigoni, Beretta e Sokratis.
Paloschi pritet të qëndroj edhe një vit tek Genoa që të rritet e më pas të kthehet në vendin e Inzaghit, Strasser, Oduamadi, Zigoni vitin tjetër tek Genoa, Sokratis mund të rikthehet e të hyje ne marrëveshje të ndonjë lojtari tjetër.
Jo vetem kaq, Bonera e Oddo mund te shkojnë tek Genoa, e Milani kërkon Juraj Kucka, El Sharawy, Domenico Criscito e Migel Veloso.
Juraj Kucka është një mesfushor 24 vjeçar i talentuar, edhe në sytë e Interit, mirëpo Milani po përgatit një maxi-shkëmbim me Genoan, që do shihte atë, Crisciton në Milan, së bashku me Boateng dhe Amelia,e tek Genoa, Strasser, Oduamadi, Zigoni, Sokratis, Beretta e gjithashtu Paloschi edhe për një vite tjetër.
Milan-Genoa, na pret një verë super e nxehtë.
Saturday, 30 April 2011 08:20