Massimiliano Allegri thotë se ai do të ketë lojtarë të rinj të rëndësishëm në dispozicion të tij vitin e ardhshëm, tregu i transferimeve është tashmë i hapur dhe ekipet si Real Madrid dhe Juventus kanë bërë tashmë disa blerje. “Tifozët rossonerë, janë ende në pritje të dinë se cili do të jetë nënshkrimi i madh ketë verë”.
Philippe Mexes dhe Taje Taiwo janë shtuar në skuadrën e tij, dhe trajneri Massimiliano Allegri thotë se lojtarët më të mirë do të mbërrijnë në këtë dritare, por ai nuk është duke u ngutur për të mbyllur marrëveshjet tashmë tani. “Ne jemi duke kërkuar për një lojtar në mesfushë, me karakteristika të caktuara”, tha Allegri për shtypin italian në këtë javë.”
Klubi do të nënshkruajë me lojtarë të rëndësishëm për mua. “Adriano Galliani ka të drejtë, kur thotë se ne kemi kohë deri më 31 gusht. Mos harroni, vitin e kaluar, Zlatan Ibrahimoviq arriti më 27 gusht, atëherë edhe Robinho erdhi”.
Milani është duke biseduar për Axel Ëitsel, por thashethemet tregojnë se Milani është i interesuar për Marek Hamsik. Allegri mohon: “Hamsik? Ne kurrë nuk jemi interesuar për të, ato ishin shkrime të gazetave”.
Siç konfirmon Gazzetta Dello Sport, nga java tjetër Ariedo Braida, do jetë në tokën e Amerikës Jugore me Brazilin, ku do të qëndrojë për rreth 10 ditë, për të përcjellë dy finalet e Coppa Libertadores, me 15 dhe 22 qershor, midis Santosit dhe Penarolit, e ku në fushë do jetë edhe objektivi kryesor rossoner, Paulo Henrique Ganso. Braida do ta shikojë gjendjen e tij dhe më pas do të kërkojë të përfundojë tratativën e filluar 6 muaj më parë.
Ndërsa, Alberto Aquilani i jep ultimatum “Zonjës së Vjetër” nga Torino. Gjithçka duhet të qartësohet në kohën sa më të shkurtër, në mënyrë që t’i ketë idetë e qarta, dhe të mund të pranojë ofertën nga rossonerët. Pas blerjes së Pirlos, Pazienzas dhe me gjithë gjasë të Inlerit, Aquilani pritet të mos blihet nga Juve, por as nuk do qëndrojë tek Liverpooli. Ai dëshiron një skuadër italiane në prag të Evropianit të 2012 dhe ai i përgjigjet identitetit të Mister X.
Tuesday, 07 June 2011 17:58